Presidenca ka reaguar për së dyti sot në lidhje me atakimin e Metës përmes një lajmi publikuar sot në lidhje me letrën që Adriatik Llalla i dërgoi kongresit Amerikan në vitin 2017.
Sipas këshilltarit të presidentit, Emiljano Aleksi publikimi i kësja letre që ku përmdnet edhe Ilir Meta në të njëjtën ditë me raportin e Freedom House është orkestrim mafioz.
Reagimi i Aleksit:
Dozat kolumbiane mbi të cilat bazohej raporti i “Albanian Freedom House”, jo rastësisht u shoqëruan sot me shkrime nga portale të oligarkisë.
Asgjë e rastësishme por një orkestrim mafioz për të krijuar fokuse artificiale në dëm të integritetit të Institucionit të Presidentit të Republikës.
Me neveri i hedhim poshtë këto provokime të orkestruara në mënyrë mafioze e ordinere, nga portale që përdoren në përpjesëtim të drejtë me koncesionet, në kurriz të qytetarëve shqiptarë.











