Forcat e policisë pas denoncimit të një vajze të re, kanë arrestuar një 23-vjeçar në qytetin e Beratit. Ai ka rënë në prangat e policisë sepse e përndiqte vajzën.
Florenc Isufaj, banues në lagjen “30-Vjetori” në Berat ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme 19-vjeçaren me iniciale G. A., raporton Policia Vendore
“Arrestimi i tij u bë pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasja G. A., 19 vjeçe, banuese në lagjen ‘Dëshmorët e Kombit’, Berat e cila pretendon se shtetasi i lartpërmendur e ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme”, mësohet zyrtarisht nga Policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Përndjekje”.













