Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.
Qëllimi i këtij takimi që u mbajt në selinë PD ka ishte rakordimi i aksionit opozitar për seancën parlamentare që do të mbahet nesër.
Mësohet se për nesër (ashtu sic është edhe vendosur në mbledhjen e grupit parlamentar pas takimit të Bashës me Kryemadhin) diskutimet do të përqendrohen te përballja me kryeministrin Rama, i cili sipas opozitës duhet të ishte përjashtuar pas fjalorit të dy javëve më parë për popullin.
Takimi zgjati rreth 1 orë, dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi shoqërohej nga Petrit Vasili
Takimi i liderëve të opozitës, Kryemadhi dhe Basha u mbajt para mbledhjes së grupit të Partisë Demokratike.












