Ish-kreu i Prokurorisë së Elbasanit, Ardian Nezha komandohet prokuror në Tiranë. Prokurori Nezha është komanduar në sektorin e veprave penale kundër jetës.
Ardian Nezha u largua pak dite më parë nga drejtimi i organit të akuzës në Elbasan pas dorëheqjes të paraqitur nga vetë ai.
Ardian Nezha më parë ka mbajtur dhe postin e prokurorit pranë Krimeve të Rënda.













