Foto ilustruese
Nje benz ka marre flake sot ne mbremje te kthesa e Kamzes ne Tirane. Policia ka dhene detajet.
Informacion paraprak.
Me date 07.04.2018 rreth orës 19:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se tek kthesa e Kamzës, një mjet në lëvizje ka marr flakë.
Menjëher në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikësja ku kanë konstatuar se:
Tek kthesa e Kamzës ka marrë flakë mjeti tip “Benz” në lëvizje, me drejtues shtetasin E. B., 26 vjeç.
Për pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit.











