Tre vëllezër kanë qëlluar në drejtim të një banese në Zall Dardhë të Peshkopisë, duke plagosur një person.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes.
Në orët në vazhdim pritet të ketë më shumë detaje rreth kësaj ngjarjeje ndërsa dyshimet e para janë se ngjarja ka motiv hakmarrjen, por nuk përjashtohet edhe një konflikt pronësie.
Nuk ka ende as informacion nga policia.












