• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

HISTORI/ Edi Rama e ka bërë “më falni”, si “bukë me djathë”

droni by droni
7 April, 2018
in Politika
0
Konferenca vendos: Ndihma ekonomike, në 15 mars mocion me debat me Kryeministrin Edi Rama
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Që ndjesa ka efekt në publik veçanërisht kur ajo artikulohet nga njerëz të pushtetshëm, kjo nuk ka asnjë dyshim. Përcjellja e një mesazhi të drejtpërdrejtë dhe publik se mëson prej gabimeve, është një xhest që zbut jo pak tensionet e çastit, mllefin apo dufin e njerëzve. Këtë e ka mësuar mirë edhe kryeministri Edi Rama si mjeshtër i fjalës, që prej ardhjes në pushtet në vitin 2013.

A ju kujtohet debati për armët kimike? Vetëm pak muaj pas ardhjes në pushtet (në vitin 2013), Kryeministri Rama, në një dalje aspak të qetë, përballë një sheshi të mbushur tumllaz nga qytetarët, përcolli një formë ndjese duke i shpjeguar popullit të caplitur dhe të desinformuar për armët kimike, se nuk kishte informuar sa duhej. Debati u mbyll, por ndjesat e kryeministrit vijuan.

Fillimisht në raport me ndërkombëtarët. Si për ta pasur më të lehtë me të kaluarën, që nuk i përkiste atij, Rama në 2013 i kërkoi ndjesë Gjermanisë se marrëdhëniet mes këtij vendi dhe Shqipërisë nuk ishin aty ku duhej. Tre vite më vonë, Rama (sërish jo për faj të tij) do t’i kërkonte ndjesë publike Italisë, për disa veprime të Prokurorisë lidhur me skandalin e përgjimeve. Edhe në një takim (me rastin e marrjes së detyrës së Hashim Thaçit si President) Rama do tu kërkonte falje pushtetarëve kosovarë, jo për ndonjë cënim marrëdhëniesh, por për veshjen e tij jashtë protokollit.

Në raport me qytetarët, ndjesat publike të kryeministrit kanë qenë më bollëk, për ngjarje nga më të ndryshmet. Në dhjetor 2015, Rama u kërkoi ndjesë të gjithë atyre që ishin prekur nga dekorimi i përsekutorëve të regjimit komunist, ndër ta edhe torturuesit të At Zef Pllumit me të cilin Rama ka pasur edhe njohje personale.

Kryesisht, ndjesat e tij fokusohen në çështje të prekshme dhe të debatueshme. Jo më kot, bash në fillim të vitit 2017, Rama u premton shqiptarëve se ai vit do të ishte i mbarë për shqiptarët, sa i përket drejtësisë. “Ndjesë kush ka rënë viktimë e drejtësisë dhe kujtdo që është përballur me padrejtësi”, – tha ai. Fenomeni nuk u ndal, por ndjesat vijuan.

Në qershor të vitit 2017, në prag të zgjedhjeve parlamentare, Rama kërkon falje për një deklaratë të pazakontë të bërë në një tubim elektoral nga Kuçova, kur ftoi policinë që pas pune t’i bashkohej fushatës për të mbledhur vota për Partinë Socialiste.

Me fitoren e zgjedhjeve parlamentare, ndjesat përvijojnë dendur kryesish në fillim të ditëve për politikën e tollovisë. “…Unë ju kërkoj ndjesë nëse ju kam lënë përshtypjen jo të mirë…”. Ishte një nga ndjesat e kryeministrit në fillim të një dite të gjatë, por edhe reflektuese. Për debatet kryesisht banale në Kuvend (pjesë e të cilave ka qënë edhe ai vetë), Rama përcjell ndjesa konstante qysh prej vitit 2014. Së fundmi, në një takim ditën e mësuesit, Ramës i goditi fjala. “Unë dhe raca ime e politikanëve, sidomos çdo të enjte, nuk ju ndihmojmë aspak në kryerjen e misionit tuaj thelbësor, që është jo vetëm të përgatisni njerëz të ditur, por dhe të edukoni qytetarë të mire”. Por e nesërmja vijon me të njëjtin ritual në politikë dhe Kuvend.

Ndjesat publike nuk mungojnë edhe ndaj medias, sigurisht jo asaj shqiptare të cilën vijon ta quajë kazan. Në nëntor të vitit të kaluar, Edi Rama kërkoi ndjesë publike për ofendimin që u bëri gazetarëve të emisionit investigativ “Le Iene”. “…Kam bërë gabim pa dashje, dhe e pranoj që kam bërë gabim,” – tha Rama.

Vetëm një muaj më pas, Rama, sapo ngriti kartonin për zgjedhjen e Prokurores së Përgjithshme së Përkohshme, u kërkoi falje qytetarëve por edhe partnerëvë ndërkombëtare për rrëmujën e krijuar në Kuvend.

Edhe 2018-ën Rama e fillon me ndjesa publike. Ai mbylli një debat (të hapur nga qeveria që ai drejton) për ndërtimin e hidrocentraleve në kanionet e Osumit.

Së fundmi, pas një proteste zjarri në Rrugën e Kombit, dhe një jave qëndrimesh të zbutura nga dita në ditë, Rama u kërkoi falje banorëve të Kukësit. Ky xhest nuk pritet të jetë e fundit prej tij. Çështja që mbetet për diskutim është se nga e thëna në të bërë, në ndërgjegjen e kryeministrit mbetet ende një hendek i madh. Mapo

Tags: Edi Ramandjese
Previous Post

VIDEO/ Basha garanton artistët: Projekti sovjetik për Teatrin Kombëtar nuk do të triumfojë

Next Post

Pashkët Ortodokse rikthejnë radhët në kufirin me Greqinë

droni

droni

Next Post
Pashkët Ortodokse rikthejnë radhët në kufirin me Greqinë

Pashkët Ortodokse rikthejnë radhët në kufirin me Greqinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.