Kater persona u goditen me thike sot ne nje lagje ne qender te Elbasanit.
Policia ka njoftuar ngjarjen nderkohe qe ende nuk dihen arsye te konfirmuara per krimin. Autori i goditjeve me thike ka arritur te largohet nga vendngjarja.
Njoftimi i policise:
Me 06.04.2018 në Lagjen “Syrja Dylgjeri” shtetasi G.Sh në gjendje të dehur në rrugë është konfliktuar dhe dyshohet të ketë goditur me mjet të mprehtë shtetasit :
E.Ç., 44 vjeç, Z.Ç., 19 vjeç, A.S., 42 vjeç dhe U.S., 18 vjeç banues në Elbasan
Të katërt shtetasit ndodhen në spitalin Kirurgjik Elbasan jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit











