Policia ka arrestuar në Burrel një 57-vjeçar, drejtues i një furgoni, i cili ka aksidentuar një 10-vjeçare.
Bëhet e ditur se në pranga është vënë shtetasi Besim Milloshi, 57 vjeç, banues në Burrel.
“Duke drejtuar automjetin furgon me targa AA 114 MC ka aksidentuar shtetasen e mitur E. M., 10 vjeçe, e cila ka marrë dëmtime në trup, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, beri të ditur policia.













