Në Milot ka patur një përplasje në mes të policisë dhe protestuesve të opoztes të drejtuar nga deputetët demokratë.
Siç duket forcat e policisë kanë tentuar që të mos lejojnë bllokimin e rrugës. Ndërsa përfaqësuesit e opozitës kanë vijuar bllokimin e sgementit rrugor.
Tensione mes policisë dhe protestuesve vetëm pak minuta pas bllokimit të kryqëzimit të Milotit. Policia bëri thirrje të shpërndahen duke u kujtuar se bllokimi i rrugës dhe pjesmarrja në tubimin e paligjshëm është vepër penale.
Policia me megafon u kërkoi protestuesve të shpërndahen duke e quajtur tubimin te paligjshëm. Përfaqësuesit e opozitës i thanë policëve që të mos provokojnë njerëzit.











