Ish-Kryeministri Berisha ka përkujtuar lidhjen e vjetër të Edi Ramës me Kukësin dhe kuksjanët. Ndërsa ka postuar një foto nga protesta e të rinjve të Kukësit sot u ka kujtuar atyre se 30 vjet më parë i ati i Edi Ramës, Kristaqi, firmoste varjen me litar të poetit kuksjan Havzi Nela.

“Te rinjte e Kukesit ne proteste kunder Edi Rames per lirimin e te burgosurve politik!
30 vjet me pare, xhelati Kristaq Rama do firmoste varjen ne sheshin e qytetit per motive politike te poetit te shquar Havzi Nela. Sot i biri Edvini, ne nje akt urrejtje dhe hakmarrje aterore mban te burgosur politik 11 qytetare guximtare te Kukesit!
Fati i eterve mizore e pret!”, komenton Berisha.
![]()











