Sot, në fshatin Bradashesh, Elbasan, treni i pasagjerëve ka përplasur fëmijën e mitur E. Z., 12 vjeçe banuese në Bradashesh, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Drejtuesi i trenit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.












