Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës ka kallëzuar ish-drejtorin e Agjesisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve Ardian Alushi dhe dy ish-zyrtarë të tjerë.
Sipas auditit të zhvilluar në këtë institucion dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit është 21 mln euro
Po ashtu është kallëzuar Klevis Biçaku, ish-koordinator i projektit ‘Përmirësimi i sistemit të kanalizimeve për Tiranën e Madhe’ dhe Albens Alite, ish-koordinator i projektit ‘Përmirësimi i sistemit të kanalizimeve për Tiranën e Madhe’
Personat e kallëzuar kanë shkaktuar dëm ekonomik duke rritur kostot e projektit.












