Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur moskompetencën për vrasjen e trefishtë në Bulevardin ‘Zogu i Parë’ Çështja ndaj dy vëllezërve Doçi dhe Salvatore Letizias do t’i kalojë Gjykatës së Tiranës.
Gjykata e Krimeve të Rënda do të shpallë moskompetencë edhe për 30 dosje të tjera.
Edhe çështja e Sadedin Sulës, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes u dërgua në Gjykatën e Shkodrës.
Gjykata e Krimeve të Rënda do të shqyrtojë dosjet që janë kompetencë e SPAK-ut.












