Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka ndodhur sonte në mbrëmje në qytetin e Burrelit.
Shpërthimi ka ndodhur në lagjen ‘Partizani’ përballë shkollës “31 korriku” dhe ka krijuar panik tek banorët.
Nga shpërthimi janë dëmtuar dyert dhe xhamat e disa objekteve përreth. Paraprakisht mësohet se nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, sipas news24.
Policia në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
Ky është rasti i dytë i përdorimit të eksplozivit në qytete të ndryshme 24 orët e fundit











