Një person mbeti i vdekur në vend dhe të tre të tjerë janë plagosur rëndë gjatë një aksidenti që ndodhi në orët e mbrëmjes në një zonë të Burrelit.
Viktima quhet Gentian Hani dhe eshte 28 vjec.
Një makinë u përplas me një motor në fshatin Muzhak në segmentin Burrel-Kosmi. Makina ka humbur kontrollin pas përplasjes dhe ka goditur tre kalimtarë që ndodheshin në rrugë atë cast.
Kanë nisur hetimet për këtë ngjarje tragjike.











