Vjedhja e një automjeti ka përfunduar me aksident. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “11 korriku” në Vlorë.
Persona ende të paidentifikuar i kanë vjedhur makinën një punonjësi të policisë, por gjatë arratisjes kanë humbur kontrollin e mjetit dhe janë përplasur me një shtyllë elektrike.
Pas aksidentit, autorët e ngjarjes kanë braktisur automjetin dhe janë larguar nga vendngjarja.
Policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.












