Një zjarr ka rënë në një lokal, mëngjesin e sotëm në Tiranë. Zjarri ka rënë rreth orës 08.30, te lokali “Arti i Zgarës, pranë shkollës 9-vjeçare “Vasil Shanto”.
Pas marrjes së njoftimit, dy zjarrfikëse shkuan në vendin e ngjarjes, duke vënë nën kontroll zjarrin.
Mësohet se ka vetëm disa dëme material, ndërsa ende nuk bëhen të ditura shkaqet. DRONI.al
















