“Ja 3 milionë eurot e Ramës për Kavajën. Shihni ku është katandisur projekti elektoral sot!”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në “Facebook”.
Në videon e publikuar prej tij në “Facebook”, shfaqen pamjet gjatë fushatës elektorale në qershor të vitit 2017 ku Rama së bashku me kreun e Bashkisë Kavajë inspektojnë punimet në portin e këtij qyteti.
Në vijimësi të videos shfaqen pamjet që sipas Berishës janë nga gjendja aktuale e këtij porti.
https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/975626352598272/











