Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Fier ku kunati i një 38 vjeçareje i ka shkuar asaj në banesë duke thyer kështu urdhrin e gjykatës.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se shtetasi E. Ç., 46 vjeç ka thyer vendimin e dhënë nga gjykata duke iu futur në banesë kunatës së tij shtetases E. Sh.
Njoftimi i plotë i Policisë
Më datë 19. 03. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin E. Ç., vjeç 46, banues në fshatin Kuman, pasi është futur në banesën e kunatës, shtetases E. Sh., vjeç 38, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Rrethi Gjyqësor Fier. Neni 321 i Kodit Penal.












