Dekorata “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare”, e dhënë sot, Aneta Ramës, nënës së kryeministrit nga Urdhri i Farmacistëve, është bërë objekt tallje dhe ironie.
Njërën prej ironive, e ka adresuar deputeti i PD-së, Bardh Spahia.
“Tani ka mbetur vetëm që Urdhri i Farmacistëve ti akordojë titullin e nderit Edvin Kristaq Ramës për import-eksport të lëndëve narkotike…”, shkruan Spahia në rrjetet sociale.











