foto ilsutruese
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kukës. Dy vëllezër kanë qenë duke udhëtuar me një motoçikletë, kur drejtuesi i saj ka humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga.
Shkak i aksidentit besohet të ketë qenë humbja e kontrollit të motorit nga ana e shoferit.
Për pasojë, ka gjetur vdekjen shtetasi me inicialet Ndricim Cara 31 vjeç dhe është plagosur në gjendje të rëndë vëllai i tij Demir Cara, 36 vjec.
Ky i fundit, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Kukësit është nisur në drejtim të Spitalit të Traumës për një trajtim më të specializuar.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të bërë të mundur verifikimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.












