• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ Skandali me pronat në Lezhë, Policia: Ja kush janë 7 zyrtarët e arrestuar, 11 në kërkim

droni by droni
16 March, 2018
in Kronika, Kryesore, Video, web tv
0
VIDEO/ Skandali me pronat në Lezhë, Policia: Ja kush janë 7 zyrtarët e arrestuar, 11 në kërkim
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ferdinand Mara, kreu i Policisë së Lezhës, ka dhënë detaje lidhur me operacion e sotëm policor që çoi në pranga zyrtarë lidhur me tjetërsimin e paligjshëm të pronave në zonën e “Ranës së Hedhun”.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, Sektorin për Hetimin e Korrupsionit në Departamentin për Hetimin e Krimit te Organizuar dhe Krimet e Renda, Drejtorinë e Forcës Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po vijojnë operacionin policor “Ranishtja 4“.

Deri tani janë arrestuar dhe ndaluar 12 zyrtarë publikë dhe janë shpallur në kërkim 11 zyrtarë e shtetas të tjerë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke abuzuar me detyrën kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur “Rana e Hedhun”.

Kjo sipërfaqe është shndërruar me dokumenta të falsifikuara nga tokë shtetërore në bregdet, në tokë arë dhe pemtore. Më pas është rregjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshe Lezhë (ZRPP), duke përfituar padrejtësisht në interes të tyre dhe personave të tjerë.

Këto hetime proaktive janë kryer në funksion të procedimit Penal regjistruar në vitin 2017, për veprat penale tё “Shpërdorimit të detyrës”dhe “Falsifikimi i dokumentave”.

Mbi bazën e provave të grumbulluara dhe sekuestruara nga Sektori për Hetimin e Korrupsionit dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Lezhë, Gjykata e Shkallës së Parë Lezhë, me vendimin e datës 15 mars 2018, ka vendosur masën e sigurisë personale “Arrest ne burg” për zyrtaret e administratës shtetërore dhe për shtetas të tjerë të cilat janë ekzekutuar për shtetasit…

1. Fran Frrokaj, 52 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë Kryetar i Bashkisë Lezhe.

2. Enver Hafizi, 62 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë Nenkryetar i Bashkisë Lezhë

3. Gjok Ndoka, 52 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë Kryetar Këshillit të Qarkut Lezhë

4. Adenis Haxhia, 29 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyre jurist pranë Bashkisë Lezhë.

5. Dilaver Neli, 56 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë specialist në Drejtorinë e Mbrojtjes së Tokës të Këshilli Qarkut Lezhë,

6. Enkelejd Zefi, 28 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë specialist hartograf pranë ZVRPP Lezhë.

7. Pjeter Gjoni, 68 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, përfitues tokë në mënyrë të paligjshme.

Me masën e sigurisë personale “Arrest në shtëpi” për zyrtaret…

1. Gjelina Baca, 58 vjeçe, me banim në Lezhë, me detyrë Drejtoreshë e Drejtorisë së Bujqësisë në Bashkine Lezhë.

2. Juxhina Mema, 25 vjeçe, lindur dhe banues në Gramsh, me detyrë ish- specialiste në Drejtorinë e Bujqesisë në Bashkinë Lezhë

3. Marte Gjergji, 50 vjeçe, me banim në Lezhë, me detyrë topografe pranë Bashkisë Lezhë.

4. Frrok Frroku, 75 vjeç, me banim në Bashkinë Mamurras, ka përfituar tokë në menyrë të paligjshme.

5. Luigj Paloka, 76 vjeç, me banim në Shkodër, ka falsifikuar aktet.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e 11 shtetasve, me detyra në ZVRPP, në ish-Komunën Shëngjin apo përfitues tokash në mënyrë të paligjshme.

Hetimet lidhur me këtë dosje kanë filluar mbi bazën e të dhënave të siguruara nga burime policore dhe ankime të qytetarëve.

Në to evidentohej tjetërsimi në kundërshtim me ligjin të disa pasurive shtetërore “ranishte dhe pyll”, përgjatë bregut të detit në zonën e plazhit të fshatit Mali i Rencit dhe Mali i Shëngjinit, tek zona e quajtur “Rana e Hedhun”, si dhe pjesën e malit në shpatin e tij, sipër zonës së quajtur “Rana e Hedhun”, në Njesinë Administrative Shëngjin, Bashkia Lezhë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se përgjatë periudhës 2016-2017, Bashkia Lezhë ka dërguar për regjistrim në ZVRPP-në Lezhë dokumentacionin për pajisjen me tokë të shtetasve Frrok Frroku, Gj. F., N. F., M. F., Z, Gj,, N. T., Pjetër Lini (Gjoni), V. Gj. dhe R.M.

Praktikat dokumentare të dërguara nga Bashkia Lezhë në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Lezhë, përmbajnë aktin e marrjes së tokës në pronësi, vërtetimet e kufizimeve, konfirmimet e pasurisë, planet e rilevimit, të cilat janë të falsifikuara dhe janë përpiluar në emër të personave, të cilët nuk kanë qenë dhe nuk janë banorë të Fshatit Mali i Rencit.

Nga ana e Bashkisë Lezhë dhe e Këshillit të Qarkut Lezhë, nëpërmjet shkresave përkatëse zyrtare pavarësisht se në realitet janë mal dhe ranishte janë konfirmuar si toka të kategorisë “Arë” dhe “Pemtore”.

Drejtuesit e Bashkisë Lezhë, duke i paraqitur si tokë bujqësore, kanë dërguar edhe një vendim të falsifikuar në emër të Këshillit të Qarkut Lezhë, si dhe personat e sipërcituar përvetësues të këtyre pronave, janë trajtuar me parë me tokë sipas ligjit 7051 dhe disa nuk janë banorë të zonës.

Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurisë se Paluajtshme Lezhë, pasi ka administruar dokumentacionin, gjatë analizimit të dokumentacionit të pajisjes me tokë të shtetasve të sipërcituar, ka konstatuar se sipërfaqet e pasurive nuk janë tokë bujqësore por janë tokë pyll dhe ranishte.

ZVRPP-ja ka kërkuar konfirmim për dokumentacionin e dërguar nga Bashkia Lezhë, me shkresa përkatëse nga Bashkia dhe Këshilli i Qarkut Lezhë.

Bashkia dhe Këshilli i Qarkut Lezhë, i kanë kthyer përgjigje zyrtare ZVRPP-së Lezhë, ku rikonfirmohet zyrtarisht se pasuritë janë të llojit arë dhe pemtore.

Pas marrjes së përgjigjeve nga ana e Bashkise dhe Këshillit të Qarkut Lezhë, punonjësit e ZVRPP-së Lezhë, kanë proceduar me regjistrimin e këtyre pasurive, ku sipas dispozitave ligjore të Ligjit 7501, datë 19.07.1991 “Për tokën”, si dhe akteve ligjore e nënligjore të dala në zbatim të tij, nga ana e tyre nuk duhej të procedohej me regjistrimin e këtyre pasurive.

Pas regjistrimit të këtyre pasurive në Zyrën Vendore të Pasurive të Paluajtshme Lezhe, në një kohë shumë të shkurtër, përfituesit e paligjshëm, e kanë tjetërsuar pronësinë, duke e shitur me çmime simbolike në emër të personave të tjerë apo edhe të lidhjeve të tyre familjare, sipas kontratave te bllokuara.

Personat përgjegjës për përpilimin e këtyre praktikave të regjistrimit të pasurive në emër të shtetasive të sipërcituar janë specialisti i zyrës së kadastrës, shefja e kadastrës Kryetari i Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj, pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kundërshtim të plotë me kërkesat e ligjit 7501, si dhe akteve ligjore e nënligjore të dala në zbatim të tij kanë administruar, konfirmuar dhe dërguar për regjistrim dokumentacion të falsifikuar në përmbajtje dhe formë, për pasuri që janë në fakt toke pyll, ranishte, shkurre, shkëmb, dhe jo tokë buqësore.

Nga ana e Këshillit të Qarkut Lezhë janë konfirmuar me shkresë se pasuritë e sipërcituara janë të llojit pemtore, ndërkohë që në fakt sipas akt ekspertimi topografik është tokë pyll, ranishte, shkurre dhe shkëmb. Për këto veprime mbajnë përgjegjësi, specialisti i Arshives dhe Kryetari i Keshillit te Qarkut Lezhe, Gjok Ndoka.

Nga ana e ZVRPP-së Lezhë, regjistruesi, juristi, hartografi, kanë pranuar administruar dhe regjistruar dokumentacionin e pasurive në emër të shtetasve të sipërcituar në kundershtim me Ligjin 7501.

Toka e përfituar është shitur me dokumentacion të falsifikuar duke perfituar padrejtesisht shuma monetare të konsiderueshme. Vazhdon puna për identifikimin zyrtarëve e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Policia e Shtetit, duke përfituar nga rasti fton qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi duke u garantuar reagim të sh
pejtë dhe të ashpër me Forcën e Ligjit.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2129480080671685/

Tags: lezhe arrestiePronasknadal
Previous Post

EMRI & FOTO/ Skandali me pronat Lezhë, arrestohet xhaxhai i Arben Ndokës

Next Post

DETAJE/ Skandali pronave në Lezhë, ja pasuritë që janë sekuestruar

droni

droni

Next Post
DETAJE/ Skandali pronave në Lezhë, ja pasuritë që janë sekuestruar

DETAJE/ Skandali pronave në Lezhë, ja pasuritë që janë sekuestruar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.