Zbardhen emrat e kupolës drejtuese të njësisë Task-Force në Policinë e Shtetit.
Burimet nga policia i thanë Ora News se posti i shefit të njësisë Task Forcë i është besuar Artan Shkëmbit. Shkëmbi, aktualisht është komanduar këshilltar i drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Ai konkurroi për gradën “Drejtues i pare” që u zhvillua para pak ditësh në Akademinë e Sigurisë dhe mbajti postin e drejtuesit të një sektori në këtë Akademi
Fillimisht u tha se drejtuesi i Task Force do të ishte Bledar Çeliku. Çeliku, i cili ka mbajtur dhe postin e drejtorit do të emërohet shef i hetimit në njësinë Task Forcë.











