Shtatë shqiptarë të moshës 20-26 vjeç janë arrestuar në Itali. Sipas medieve italiane, hetimet ndaj tyre kanë nisur në janar.
Ata kishin aktivitet në provincën e Milanos, në Monza, Bergamo, Brianza, Brescia, Lodi dhe Varese dhe ishin autorë të së paku 15 vjedhjeve në stacione shërbimi, 14 vjedhjeve me thyerje dhe 2 plaçkitjeve të shtëpive.
Policia italiane ka publikuar pamjet e akteve të tyre kriminale kundër pronës.











