Policia ka njoftuar edhe zyrtarisht se ka arrestuar Gent Hoxhen me akuzen e prodhimit te armeve shperthyese.
Hoxha u plagos rende dje nderkohe qe po montonte mina me cellular ne nje dyqan ne qender te Tiranes.
Njoftimi I Policise:
Në vijim të ngjarjes të ndodhur me datë 12.03.2018, rreth orës 10:30, në rrugën ” Qamil Guranjaku”, u arrestua në flagrancë shtetasi Gent Hoxha , 34 vjeç, banues në Tiranë.

Pasi nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se në ambjentin dyqan riparim celularesh të ndodhur në përdorim nga ana e tij, dyshohet se po prodhonte një lëndë plasese me fitila detonati, kapsolle në një celular ku dhe ka shpërthyer, si pasojë është vetëdëmtuar rënde shtetasi i mësipërm dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Materiale proçeduriale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjygjësor Tiranë për veprën penale ” Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar në Nenin 278/5 i Kodit Penal.












