Një tjetër nuse vihet pas hekurave për vrasjen e vjehrrës. Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasen Marjana Çmeta, e cila akuzohet se ka helmuar vjehrrën e saj Lirije Lami me fostoksinë.
Ngjarja ka ndodhur në prill 2017 në Kamëz por asokohe vdekja e 48-vjeçares u raportua si vdekje natyrale.
Pas hetimeve, policia arriti të zbardhë ngjarjen. Krahas arrestimit të nuses, policia ka shoqëruar dhe katër persona për “moskallëzim krimi”, mes tyre bashkëshortin e autores së dyshuar dhe vjehrrin.













