• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/ Nusja helmoi vjehrrën me “lëng portokalli”, si ia nxori sekretin imami i xhamisë

droni by droni
13 March, 2018
in Kronika
0
DETAJE/ Nusja helmoi vjehrrën me “lëng portokalli”, si ia nxori sekretin imami i xhamisë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Historia që do ju tregojmë nuk është nga ato telenovelat turke, por histori reale. Nusja helmoi vjehrrën me bar miu duke i thënë se ishte ilaç që hoxha i kishte dhënë për të larguar syrin e keq dhe sherret që kishin përfshirë në shtëpi.

Ngjarja ka ndodhur në Kamëz në prill të vitit të kaluar. Ndoshta me peshën e fajit nusja vendos të rrëfehet tek një imam në Qytetin Studenti, i cili e regjistron me video dhe audio. Më pas ia tregon familjarëve të gruas.

Videon e sheh dhe djali, Oltjani i cili menjëherë bën denoncimin në polici.

Mbremjen e sotme është arrestuar nusja për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënies familjare, si dhe tre persona të tjerë për moskallëzim krimi, mes tyre dhe vjehrri i të akuzuarës.

Historia

Marjana Çmeta ishte nuse shpie në familjen e Oltjanit që prej majit të 2016. Por zënkat mes nuses dhe djalit dhe vjehrrës ishin të shumta. Madje një ditë mes nuses dhe vjehrrës kishte pasur dhe konflikt fizik.

Dëshmia e djalit, Oltjan Lami

“5 muaj para vdekjes së mamasë, Marjana dhe mami janë zënë fizikisht. Ka qenë Marjana që e ka kapur për flokësh mamanë time dhe janë gjuajtur. Kam ndërhyrë unë për ti ndarë. Babai i tha Marjanës të ikte nga shtëpia dhe ajo është larguar për 5 ditë, pastaj është kthyer prapë pasi babai im Agimi e fali.

Ishte 30 prill 2017 Ora 06:30: Marjana kishte hyrë në banesë shumë shpejt. Natën e kishte kaluar tek familja e prindërve ndërsa në mëngjes ishte kthyer në banesë për të përcjellë të shoqin për në punë.

Ora 10:00 Lirija kthehet në banesë pasi kishte shpërndarë qumështin dhe më pas shkon në bahce për të mbjellë fidanë me domate.

Kur hyri në banesë Marjana i thotë se do i jepte një ilaç që e shëron nga të këqijat por që kishte pak erë dhe Lirija pranon.

Nusja kishte bërë lëng portokalli në të cilën kishte hedhur helm për mijtë (fostoksinë).

“Në video Marjana thoshte që mamanë e kishte vrarë. Ditën kur kishte vdekur mamaja në mëngjes Marjana kishte bërë lëng portokalli në të cilën kishte hedhur helm për mijtë. E kishte përgatitur në gotë dhe ja kishte ofruar mamasë sime duke i thënë që ishte një i përgatirur nga një hoxhë. I kishte thënë që këtë lëng e kishim pirë të gjithë dhe se do na bënte mirë për të mos patur probleme. E kishte siguruar se e kishim pirë të gjithë”

Donte ta mbyste me shall 

Gjëndja shëndetësore e Lirijes nis të përkeqësohet dhe më pas nis të villte. Pas rreth një ore pasi i kishte dhënë lëngun Marjana shkon tek dhoma e vjehrrës për të parë gjëndjen dhe vë re se ishte akoma gjallë.

E gjen në një cep të krevatit.

“Mamaja e kishte parë me një shikim të vrazhdë dhe për këtë  kishte menduar se helmi nuk kishte bërë efekt” – i ka rrëfyer hoxhës Marjana kohe pas krimit.

Shkon tek dhoma e saj e gjumit merr një shall dhe i lidh në fyt mamasë për ta mbytur.

Nuk kishte mundur ta shtrëngonte dot pasi vjehrra kishte vënë dorën ndërmjet shallit dhe fytit. Lirija kishte dashur të hapte dritaren për të thirrur për ndihmë nusen e xhaxhait, por Marjana e kishte kapur me thonj për buzësh dhe nuk e kishte lënë të bërtiste dhe të hapte dritaren.

Cfarë ndodhi?

Sipas hetimeve: Marjana pasi ka shkuar tek dhoma e saj dhe ka parë nga dritarja që nusja e xhaxhait ka qenë aty pranë  e frikësuar ka shkuar në dhomën e Lirijes dhe ka kërkuar ta mbysë me shall.

Perleshja vjehërr nuse

Ajo e ka lëvizur Lirijen nga dhoma e gjumit për në dhomën tjetër pasi Lirija kishte filluar të bërtiste dhe duke parë që Lirija po bërtiste i ka zënë frymën me duar duke e mbytyr. Ato janë përleshur me njëra tjetrën gjatë lëvizjes nga dhoma e gjumit të Lirijes për në dhomë tjetër, thuhet në dosjen hetimore.

Marjana e kishte kafshuar dhe ishin kacafytur në korridorin e shtëpisë. Madje në rrëfimin para hoxhës Marjana tregonte se “mamaja kishte patur shumë fuqi.”

Më pas ka shkuar tek xhaxhai i Oltjanit duke thënë se Lirija ishte sëmurë por pa treguar fare se çfarë kishte ndodhur.  Bukurie dhe Vehbi Lami së bashku me nusen e kanë dërguar trupin e 48 vjeçares në spital. Në orën 14:00 Lirija Lami mbërrin e vdekur në spital

Dëshmia e Marjanës në prokurori

Dy herë është marrë në pyetje nusja e cila ka dhënë të dhëna kontradiktore.

Dëshmia nr 1 Marjanës

Në orën 10:00 vjehrra po mbillte disa rrënjë domate në kopësht. Është ndjerë e lodhur dhe është futur në dhomën e saj për të pushuar. Ajo më tha nëse e kërkon ndonjë person thuaji se nuk është këtu pasi ishte e lodhur. Më pas ajo është shtrirë tek krevati. Pasi ka qëndruar rreth një orë në krevat duke pushuar unë kam shkuar tek dhoma e saj dhe e kam gjetur të ulur në tokë dhe ajo kishte vjedhur tek legeni dhe në këtë moment ajo ishte shtrirë në gjëndje të fikti dhe pa ndjenja.  

E pyetur për marrëdhëniet me vjehrrën ajo ka treguar në prokurori se ka pasur marrëdhënie të mira.

Por se atë ditë kishin pasur konflikt. Marjana bënte me faj vjehrrën si shkak i konfliktit me bashkëshortin e saj dhe atë ditë kishin pasur një konflikt dhe në momentin kur vjehrra e saj kishte dashur të largohej nga banesa ato ishin shtyrë me njëra tjetrën dhe kjo e kishte kafshuar. Në një moment Marjana tregon se vjehrra e kishte shtyrë me duar dhe ajo kishte ndjerë dhimbje në pjesën e barkut pasi në atë kohë kishte qenë shtatzënë në muajin e pestë. 

“Mua më kanë filluar dhimbjet e barkut dh në këtë cast  i kam thënë vjehrrës nëse më gjen gjë fëmijën je ti shkaktarja”.

Më pas ajo ka treguar se ka qëndruar në dhomën e saj dhe ka dalë në kohën kur vjerrha e saj duhej të dilte në fshatin Bovillë për të sjellë qumështin e lopës. Pasi dalë ka parë vjerrhën të shtrirë në krevat”

Varrimi dhe si u zbulua helmimi

 Pas ceremonisë së lamtumirës të afërmit kur kanë parë skedën e vdekjes konstatuan se shkaku ka qenë helmimi me lëndë helmuese dhe jo nga ataku kardiak.

Dyshimet se vdekja e saj kishte ndodhur në rrethana të paqarta detyruan policinë gjyqësore të shkonte nw banesë pwr tw mbledhur provat. Ekspertiza mjeko ligjore e datës 23 maj 2017 zbuluan se vdekja e 48 vjeçares kishte ardhur nga helmimi me lëndë fostoksinë.

Rrëfimi tek imami 

Ndërkohë Marjana ishte larguar nga banesa dhe më pas ka shkuar tek Hysen Shehu i cili është imam në xhaminë e qytetit Studenti dhe i ka rrëfyer ngjarjen.

Imami ka regjistruar me audio e video rrëfimin dhe ia ka treguar Oltjanit, i cili kishte shkuar ta takonte i mërzitur pasi kishte mësuar se nënën ia kishin helmuar por nuk dinte se kush ishte autori.

“Unë do të të bind ty që nënën tënde e ka vrarë nusja”- i ka thënë ai. Hoxha mori një USB që e kishte futur poshtë raftit të librave dhe e vendosi në lap top dhe më tha: Hajde të shohësh një video që i kam bërë Marjanës. 

Pasi ka dëgjuar të gjithë rrëfimin Oltjani është paraqitur më 26 janar 2018 në prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe ka bërë denoncimin.

Videoja është parë nga vjehrri Agim Lami dhe Arben Lami djali i xhaxhait i Agimit por nuk kanë kallëzuar krimin në prokurori. Ata akuzohen për “moskallëzim krimi”

Marjana Cerma akuzohet për “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” OraNews

Tags: arrestimhelmimnusjavjehrra
Previous Post

Denoncon gazetari: Kokaina prej 613 kg në Durrës, Qeveria i dha bonus 47 milionë lekë kompanisë

Next Post

Horoskopi, 14 Mars 2018/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

droni

droni

Next Post
Horoskopi, 11 Prill 2018/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Horoskopi, 14 Mars 2018/ Dhe yjet rrinë..., e flasin për JU

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.