Kryeministri Rama ka pranuar se ka qenë në spitalin amerikan para pak kohe dhe se lajmi për vizitën atje ka qenë i vërtetë por jo qëllimi pse ka shkuar.
“Pata nje kolpo me nervin shiatik. Kisha një dhimbje mesi sic e kanë gjithë basketbollistët. Pse duhet të shkoj në spital të takoj Saimir Tahirin. Unë mund ta takoj në zyrë. Po gjenerohet një histori e tërë se po hedh një budalla një gur në lumë”, tha Rama.
Kryeministri ka të paktën 29 vjet që nuk luan basketboll.












