Deputeti demokrat, kryesuesi i listës për Qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu, ka përshëndetur, ndryshimin e kreut të këshillit bashkiak dhe “rrëmbimin” e këtij drejtimi, nga PD.
Duke vlerësuar kryetaren e sapo zgjedhur, Mimoza Çomo, deputeti demokrat ka paralajmëruar ndryshime të tjera.
Vlerësimi i potë i Tritan Shehut në “Facebook”
Mimoza Çomo, Kryetarja e sapo zgjedhur e Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës.
Një përmbysje kjo në atë Këshill Bashkiak.
Zj. Çomo, një personalitet në atë Bashki, një figurë që rrezaton shpresë e integritet.
Një mesazh i qartë ky për ndryshimet e tjera të mundshme aty.
Urimet për të mira për Zj. Çomo dhe atë Këshill!












