• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vrasja në Fier, rrëfimi i babait të viktimës: Ja bisedat e fundit me djalin dhe me vrasësin

droni by droni
10 March, 2018
in Kronika
0
Vrasja në Fier, rrëfimi i babait të viktimës: Ja bisedat e fundit me djalin dhe me vrasësin

Kreshnik Beqiraj, viktima

0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mystehak Beqiraj, babai i 36- vjeçarit të vrarë e groposur, Kreshnik Beqiraj, i bën thirrje drejtësisë për dënimin maksimal të autorit. Sipas tij, i biri ishte njohur me autorin që e masakroi me çekiç në Belgjikë

Për shkak se të dy ishin pa dokumente në këtë shtet, Policia belge i ka mbajtur për disa kohë në burg dhe më pas i ka kthyer në atdhe. Por qëndrimi bashkë në burg i ka lidhur më fort ata derisa kanë vendosur që edhe Albert Zekaj të shkonte dhe të jetonte në Fier. Sipas babait të viktimës, i biri i kishte dalë garant shokut të tij për ta ndihmuar. Por me kalimin e kohës, situata mes tyre ndryshoi, pasi djali i ardhur nga Malësia e Madhe nuk punonte. Për rrjedhojë, të gjitha shpenzimet, përfshire qiranë, ushqimet, dritat e gjithçka tjetër i duhej t’i paguante vetë 36-vjeçari.

Dyshohet se ditët para se të ndodhte krimi i rëndë, dy shokët kanë debatuar me njëritjetrin. Këtë fakt e pohon edhe babai i viktimës, i cili thekson se i biri i kishte qarë hall se shoku i tij i ishte bërë një barrë shumë e madhe dhe se po shpenzonte gjithçka për të. Sipas Mystehak Beqirajt, natën pas vrasjes ai kishte shkuar te banesa e të birit, pasi ai nuk i përgjigjej në telefon. Por aty kishte gjetur vetëm Albertin të shtrirë. Ky i fundit i kishte thënë se Kreshniku ishte në punë

Çfarë ndodhi një vit më parë, kur komunikuat për herë të fundit me djalin?

Atë natë që është vrarë. Në datën 22 qershor Kreshniku erdhi këtu tek unë, qëndroi rreth një orë dhe iku. Sa qe këtu më tha që ishte shumë i mërzitur nga shoku i tij, sepse po detyrohej të paguante për të çdo gjë. Madje më tha që më mirë të isha martuar se s’do harxhoja kaq shumë sa po harxhoj me Albertin. Më tregoi gjëra të tilla, që kishin debatuar, por Alberti nuk i jepte lekët e qirasë dhe as të shpenzimeve. I fola të qetësohej se e kishte shok. Unë të dy i mbaja si djemtë e mi. Alberti kishte ardhur edhe këtu shumë herë.

Çfarë të tha djali para se të largohej?

Mesa mbaj mend mund të ketë qenë ora rreth 22:00 dhe më tha kur iku që të mos shqetësohem se nuk do të bënte debate. Të nesërmen e mora në telefon për ta pyetur se e kisha si merak, por ai se hapi. U shqetësove se i telefonova shumë herë.

Çfarë bëtë më pas?

Shkova në shtëpinë e tij, ku jetonte me Albertin. Atje gjeta Albertin shtrirë. E pyeta se ku ishte djali, por më tha që mund të ketë ikur në punë se ky kishte qenë në gjumë. Unë diçka dyshova, por jo tek Alberti. Mora një fotografi atje dhe afër darkës shkova bëra denoncim. Zemra më thoshte se diçka kishte ndodhur.

Po si janë njohur Alberti me djalin tuaj?

Janë njohur në burg në Belgjikë. S’di qysh u vajtën punët atje. U kapën pa letra dhe ata erdhën bashkë këtej, si shokë dhe shkonin mirë. Rrinin bashkë në një shtëpi. Debatet nisën për mungesë të korrektësisë. Ai nuk paguante qiranë dhe djali më tha që do ta nxirrte nga shtëpia.

Si sillej Kreshniku? A punonte?

Kreshniku, jo se ishte djali im, por ishte djalë shembullor. Nuk ngrinte asnjëherë zërin dhe punonte çdo ditë. Sa erdhi këtu vendosi të merrej me një servis makinash, ku shërbente lyerje me bojë të automjeteve. Kishte punë çdo ditë dhe po punonte seriozisht që të mblidhej e të krijonte familje se edhe mosha po i ikte. Por e zhyti në halle shoku.

Pra, kishte biznes Kreshniku? E përballonte jetesën?

Po, ai kishte biznes dhe ecte mirë. Shoku i tij i thoshte gjithmonë se “sot ke ti, nesër do kem unë”. Prandaj ai i kërkonte gjithmonë ta ndihmonte. U detyrua djali im që pak ditë përpara se të ndodhte ngjarja të mbyllte licencën e servisit në tatim- taksa dhe të shlyente edhe qiranë e disa muajve që kishte lënë Alberti pa paguar. E fundosi djalin aq sa e bëri të fliste me vete. Ai ishte shumë punëtor, por nuk dinte si të ndahej me shokun se i vinte keq.

Dyshoni se natën e vrasjes mund të kenë debatuar?

Jo. Ai e ka pranuar në Polici se natën e vrasjes e kishte vrarë me gjakftohtësi djalin kur ishte në gjumë. Për këtë arsye nuk do ta fal kurrë. Ma vrau djalin në gjumë që, në gjumë s’të vret as hasmi. Ç’mi bëri djalit maskarai (qan).

U fol se afër tij është gjetur edhe një valixhe. Mos ndoshta e ka grabitur pasi e ka vrarë, ju keni dyshime?

Po nëse e ka grabitur nuk është çudi. Ai i mori jetën, mund t’ia ketë marrë edhe paratë. Unë nuk di gjë, nëse djali kishte kursime apo kishte para apo qysh e tek, s’di asgjë. Po nuk po pyes për paratë, kur më iku djali që e kisha dritën e syve.

Tani që autori u zbulua, çfarë apeli keni?

Drejtësia ta dënojë maksimalisht. Nëse drejtësia nuk vepron, do ta bëjmë ne. Ai Alberti duhet ta pësojë atë që pësoi djali im. Nuk ia kishim borxh. Djali e mbajti me bukë e me shtëpi e me gjithë të mirat e në fund të m’i marrë jetën djalit. Ai ka të bëjë me ne nëse nuk dënohet siç duhet. Shteti ka ligje, prandaj të bëjë çdo gjë që unë të mos ndërmarr veprime personale. Nuk do t’ia fal kurrë po e theksoj. Skam çfarë humbas më shumë se kaq. Nuk më gjen shpirti rehat qëkur më humbi djali. Panorama

Tags: Albert Zekajkreshnik beqirajMystehak beqirajvrasja
Previous Post

Horoskopi, 10 Mars 2018/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Next Post

ANALIZA/ Shkollat e Erion Veliajt një skemë e paparë korrupsioni – 14 milionë USD për asgjë

droni

droni

Next Post
ANALIZA/ Shkollat e Erion Veliajt një skemë e paparë korrupsioni – 14 milionë USD për asgjë

ANALIZA/ Shkollat e Erion Veliajt një skemë e paparë korrupsioni – 14 milionë USD për asgjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.