Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me 6 vjet burg ndaj ish-efektivit të forcave speciale Eduart Budini. Budini u akuzua për vjedhje me armë mbetur në tentative, ndërsa episodi ku ai u filmua duke kryer këtë krim daton në 2015.
Budini u prangos 5 muaj pas këtij krimi falë kamerës së sigurisë së taksisë së shtetasit H. Hoxha që pas ngjarjes denoncoi Budinin në polici.


















