Një person vrau veten dje në Prrenjas duke u varur në një ambientet e banesës së tij. Më datë 08.03.2018, në Prrenjas , në banesë, është gjetur nga familjarët i vetëvarur shtetasi Sh.R., 60 vjeç, njofton policia.
Nga veprimet e para, gjatë kqyrjes së kufomës nuk u konstatuan shenja dhune apo dëmtime të tjera. Shkak i vetëvarjes dyshohet të ketë qenë depresioni.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.












