Sot, në fshatin Rrotull, Ishëm, Durrës Rexhep Dama 24 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale A. H., 7 vjeçe.
Fëmija ka ndërruar jetë.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor po kryejnë veprimet e mëtejshme procedurale në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe arrestimin e shtetasit të mësipërm.












