Agur Vrenozi, 54-vjeçari nga Fieri që u vra duke u përleshur me grabitësit e një pike këmbimi valutor një javë më parë, u shpall “Qytetar Nderi i Fierit”. Tituli iu dha pas vdekjes me një vendim të Këshillit Bashkiak.
Agur Vrenozi u dekorua më herët nga Presidenti i Republikës Ilir Meta me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës ” për aktin e tij vetëmohues në mbrojtje të jetës së bashkëqytetarëve; për veprimin heroik e sublim, frymëzues për mbarë shoqërinë për të reaguar në përballjen me dhunën, krimin e rrezikun për jetën, paqen sociale, pronën e sigurinë qytetare’ thuhet në motivacion”.













