Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sot detyrim paraqitje për ish-pronarin e Universitetit të mbyllur “Kristal” Ahmeta Muça, lidhur me lëshimin e diplomave false, pas mbyllje së aktivitetit të universitetit në fjalë.
Prokuroria ka kërkuara këtë masë dhe jo arrestin me burg për shkak të moshës 70-vjeçare të Muçës. Për 70-vjeçarët nuk aplikohet më arresti me burg për vepra penale, si mashtrimi, apo falsifikimi.
Ahmet Muça u arrestua tre ditë më parë në flagrancë duke shitur një diplomë. Muça jepte diploma nën logon e Kristalit për 2500 euro edhe pse Universiteti ishte mbyllur me vendim qeverie prej 3 vitesh.












