Një kufomë është gjetur sot në fshatin Daullas të Fierit. Kufoma dallohej se kishte kohë që sihte hedhur në një zonë me gëmusha të këtij fshati. Pranë kufomës u gjet një batanije dhe një valixhe. Të dhënat e para flasin për një kufomë të dekompozuar e cila mund të jetë në atë vend që prej një viti. Kufoma besohte se i përket një personi në moshë relativisht të re.
Policia e Fierit ende nuk ka dhënë detaje rreth emrit të viktimës apo ndonjë ngjarje e mundshme kriminale që lidhet me të.












