Disa të publikuara nga aktivisti Mirsad Basha në Facebook, tregojnë se sa cfarë rreziku kanë kaluar disa njerëz sot kur pistonat që bllokojnë hyrjet në rrugë në qytetin e Shkodrës janë ngritur papritur. Aksidentet mund të kishin qenë fatale.

Aktivisti ka qenë dëshmitar okular i aksidentit të radhës që ka dëmtuar një automjet. Ky është rasti i katërt që pistonat ngrihen në mënyrë të papritur dhe pa paralajmëruar në këtë qytet.

Kjo është një përgjegjshmëri e mirëmbajtësve të rrugës në Shkodër dhe duhet të merren masa për të shmangur tragjedi të mundshme.














