• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ANALIZA/ Italianët e zhgënjyer votojnë për kaosin

droni by droni
5 March, 2018
in Kryesore, Rajoni
0
ANALIZA/ Italianët e zhgënjyer votojnë për kaosin

Populistët majtas e djathtas fitojnë, por nuk krijojnë dot mazhorancën - Luigi di Maio (Pesë Yjet, majtas) dhe Matteo Salvini (Lega Nord, djathtas)

0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Nga Bernd Riegert – DW

Sistemin e vjetër politik italianët e mbyllën në sirtar. Pas zgjedhjeve triumfuan populistët, si majtas ashtu edhe djathtas. Por ata nuk e bëjnë dot qeverinë. Më mirë kështu, mendon Bernd Riegert në Romë.

Votimet në Itali nuk nxorën asnjë mazhorancë të qartë duke dërguar me një sinjal shqetësues. 60% e votueseve e votuesve italianë kanë vendosur këtë herë për partitë populiste, – ose nga ana e majtë për Lëvizjen e Pesë Yjeve ose nga e djathta për partitë populiste, përfshirë edhe neofashistët. Sa të zhgënjyer e të revoltuar duhet të jenë ndjerë italianët me stilin e qeverisjes në Itali, që të gjejnë strehë tani tek populistët, që premtojnë gjithçka, luajnë me frikën, e që shumë pak do të realizonin nga ato që thonë?

Italianët e perceptojnë shtetin e tyre si të paaftë

Silvio Berlusconi, një plak i ringjallur 81 vjeçar me afro 15% të votave të marra shihet si shprësëdhënës, megjithëse si askush tjetër ai qëndron për sistemin e vjetër italian. Ndërsa kundërshtari i euros dhe armiqësor ndaj të huajve, Matteo Salvini ka dalë madje para Berlusconit, Të mos harrojmë ata që nderojnë ende Musolinin, “Vëllezërit Italianë” që kanë kandiduar në kampin djathist. Përballë tyre nga kampi tjetër qëndron Lëvizja e Pesë Yjeve. Liderët e saj premtuan mrekullira, ata duan të shpenzojnë para që Italia nuk i ka. BE është fajtori që duhet t’i paguajë më shumë Italisë, sipas tyre.

Italianët duan diçka të re, diçka tjetër. Shtetin e tyre ata e perceptojnë si plotësisht të paaftë dhe të vjetëruar. Kjo është fatura e dështimit të listës së majtë, të drejtuar deri më tani nga socialdemokratët qeverisës. Para zgjedhjeve ata u përçanë dhe gjenden, ashtu si SPD-ja gjermane, në  rënie të pandalshme. Ish-shpresa e italianëve, Matteo Renzi dështoi në skenën politike. Reformat në Itali nuk ecën përpara, ekonomia rritet shumë ngadalë, numri i të papunëve është shumë i lartë, problemet me numrin e lartë të azilkërkuesve nuk janë zgjidhur. Aparati shtetëtor përpin shumë para, drejtësia është e ngadaltë dhe joeficiente. Lista negative për ekonominë e tretë të eurozonës mund të vazhdohej edhe më tej.

Riegert Bernd Kommentarbild App Koalicionet të pamundura

Mesazhi i votuesve në këto zgjedhje: Si tani nuk mund të vazhdohet më. Por në fakt kështu do të vazhdohet, sepse të tre blloqet e mëdha e pengojnë njëra-tjetrën në parlament, e koalicionet duken të pamundura. Të paktën para zgjedhjeve ato kanë përjashtuar kombinime të mundshme. Madje edhe një koalicion, realisht i pamundur, mes partisë së Berlusconit dhe socialdemokratëve nuk ka shanse numerike për të arritur mazhorancën në dy dhomat e parlamentit. Nëse asnjë nga partitë e tjera nuk lëviz nga ky pozicion, presidenti italian duhet të emërojë një qeveri teknike, që duhet të drejtojë vendin deri në zgjedhjet e tjera. Këtë model Italia e ka përjetuar shpesh. Ai nuk reflekton vullnetin demokratik të votuesve, por të paktën sjell marrëdhënie pak a shumë të parashikueshme.

Aleati francez i Lega Nord, Fronti Nacional i Le Pen e uroi Salvinin për rritjen e numrit të votave. Për fat të keq Le Pen ka të drejtë, kur thotë se për Bashkimin Europian kjo natë zgjedhore nuk ishte një natë e mirë. Me numrin e lartë të votave të populistëve një vend i rëndësishëm i BE rrëshqet në të njëjtën anë si ndërkohë Hungaria, Polonia, Greqia dhe Austria. Aty populistët ose janë në pushtet ose bashkëqeverisin. Edhe në Gjermani populizmi po marshon. Deri më tani as në Bruksel dhe as kryeqytetet e tjera europiane nuk është gjendur receta për të ndalur populistët dhe nacionalistët.

Italia nuk ka këllqe për të përballuar një krizë të gjatë qeveritare. Nëse tregjet e humbasin besimin në zhvillimin e rregullt të Italisë, mali i lartë me borxhe i këtij vendi mund të bëhet së shpejti tejet i shtrenjtë, madje edhe i pafinancueshëm më. Pak shpresë të jep vlerësimi i një votuesi në një qendër zgjedhore kur thotë: “Ne italianët do ta kalojmë edhe këtë situatë. Gjithmonë në një lloj forme ia kemi dalë megjithë këtë sistem të mbaruar.”

Tags: italiZGJEDHJET
Previous Post

Horoskopi, 5 Mars 2018/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Next Post

“Tahiri” sot në Kuvend, provë e fortë për mazhorancën

droni

droni

Next Post
FOTO/ Kush është Liljana Baku? … Njihuni me gjyqtaren që nuk iu tremb syri nga Tahiri e Ermal Hoxha

“Tahiri” sot në Kuvend, provë e fortë për mazhorancën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.