• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ANALIZA/Merkel sërish në krye të Gjermanisë, socialdemokratët hyjnë në qeveri

droni by droni
4 March, 2018
in Rajoni
0
ANALIZA/Merkel sërish në krye të Gjermanisë, socialdemokratët hyjnë në qeveri
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Angela Merkel më në fund do mund të krijojë qeverinë e re. Do të jetë mandati i saj i fundit e më i vështiri. Tani shtrohet çështja, çfarë do që të jetë Gjermania në të ardhmen, komenton kryeredaktorja e DË-s, Ines Pohl.

Pra edhe njëherë punët përfunduan mirë. Me një shumicë të qartë prej 66%, anëtarët e Partisë Socialdemokrate i thanë “Po” një aleance të re qeverisëse me kancelaren, Angela Merkel. Para pashkëve, në fund të marsit duhet të jetë gati qeveria e re. Rruga deri këtu ishte e mundimshme. Dështime të bisedimeve të koalicionit. Politikanë të njohur, si ylli për një kohë të shkurtër i SPD-së, Martin Schulz ngecën në gjysmë të rrugës. Kancelarja e dobësuar, sepse nuk po ia dilte në një botë të re të shumë partive të vogla të krijonte qeverinë.

Për Gjermaninë një situatë e re. Që nga themelimi i Republikës Federale në vitin 1949 gjithmonë njëra nga partitë e mëdha kërkonte një partner, nëse nuk arrinte të qeveriste e vetme. Kaq. Edhe në 12 vitet e fundit situata dukej e parashikueshme. Angela Merkel ishte e mbeti kancelare. Gjëra të tjera nuk interesonin aq shumë botës. Me hyrjen në parlament të partisë konservatore të djathtë, AfD mori fund në Gjermani bërja politikë në forma të rehatshme. Partitë e mëdha po bëhen gjithnjë e më të vogla, të voglat më të mëdha. Dhe me këtë po komplikohet gjithnjë e më shumë gjetja e mazhorancave qeverisëse.

Gjermania lufton për identitet

Kjo situatë e trazuar reflekton atë që po ndodh në Gjermani. Të dyja partitë popullore i kanë zhgënjyer votuesit e tyre tradicionalë kaq shumë, saqë ata tani gjithnjë e më shumë po votojnë radikalisht, në skajin e djathtë si edhe atë të majtë. Ish-partitë e mëdha nuk kanë koncepte politike për të reaguar ndaj frikës së shumë gjermanëve që ndjehen të pasigurtë, të mbingarkuar, që kuptojnë se si u shkrihen para syve rrethanat e njohura e të vetëkuptueshme të jetës. Ato nuk kanë përgjigje për sfidën se si shkojnë me njëri-tjetrin globalizmi, integrimi, identiteti. Edhe në politikën e jashtme nuk dihet qartë, se çfarë roli do të luajë Gjermania në botën e Trump-Xi-Putin dhe se çfarë do të thotë në fund të fundit të marrësh më shumë përgjegjësi në politikën e jashtme dhe të mbrojtjes.

Muajt e fundit të një debati të vështirë mund të jenë zilja e zgjimit, për të cilën Gjermania ka nevojë. Politikanët duhet t’u japin sërish zgjedhësve ndjesinë, se ata dëgjohen. Politika duhet të provojë, se e ka kuptuar, se ka edhe një axhendë të popullsisë, që duhet dëgjuar pa rënë në nacionalizma të vjetra e të rrezikshme. Në këtë pikë koalicioni me bazë të gjerë (CDU/CSU e SPD- shën red.) edhe pse qeveris bashkë duhet të gjejë një rrugë debati brenda aleancës, partnerët duhet të dallohen prej njëri-tjetrit. Vetëm profilet e qarta, të dallueshme do mund të ndalin humbjen e zgjedhësve. Nëse kjo nuk arrihet, të dyja partitë e mëdha në zgjedhjet e ardhshme në vitin 2012 do të fundosen së bashku. Frika nga duartrokitjet e palës së gabuar, nuk duhet të luajë rol, ashtu si nuk duhet shkuar për peshkim votash në kampin nacional të djathtë të AfD-së.

Zile e fortë zgjimi

Angela Merkel mund ta krijojë tani qeverinë. Rruga deri aty ishte një sinjal i qartë, se duhet luftuar sërish për kursin politik. Me hyrjen e AfD-së në Bundestag është zgjuar një kulturë debati, që të inkurajon. Politikani i Gjelbër, Cem Özdemir ishte njëri prej tyre që mbajti një fjalim të fortë se si duhet vepruar me urrejtjen e përjashtimin. Një fëmijë i emigrantëve turq tregoi, se dashuria dhe krenaria për atdheun Gjermani nuk duhet të jenë  patjetër kategori të kohës së vjetër nacionalsocialiste. Por një burim fuqie, që ndihmon për të mbrojtur marrëveshjen e një shoqërie pluraliste e liberale, që karakterizon Gjermaninë. Fjalime të tilla ka pasur kohë që nuk janë dëgjuar. Tani fillon koha e grindjes për argumentin më të mirë, epoka pa alternativa me urdhëresë ka marrë fund. Një fillim i mirë pas një faze të paralizës politike, që ka zgjatur më shumë se pesë të muaj të krijimit të qeverisë.dw

Tags: gjermanimerkel
Previous Post

Historia e pabesueshme e agjentëve që luftuan në Shqipëri

Next Post

KOKAINA/ Rihapet dosja e vjeter për ‘Arbri Garden’ dhe kokainen nga Ekuadori

droni

droni

Next Post
FOTO GALERI/ Ja ku ishte fshehur sasia prej 613 kg kokainë dhe si u zbulua ajo

KOKAINA/ Rihapet dosja e vjeter për ‘Arbri Garden’ dhe kokainen nga Ekuadori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.