Dhunohet dhe grabitet gjate natës një kambist ne Delvinë. Gazetarja e “Panorama” bën me dije se grabitës të maskuar janë futur në banesën e Muslim Osmani, 70-vjeç.
Ata e kanë dhunuar e kanë lidhur dhe më pas i kanë grabitur një shume të konsiderueshme parash, por ende nuk bëhet e ditur sasia.
Vajza e tij, e ardhur këto ditë nga Korça në Delvinë, është hedhur nga dritarja për ti shpëtuar grabitësve. Të dy babë e bijë kanë marrë ndihmën e parë në spital, ndërkohë që policia prej orëve të para në vendngjarje, vazhdon hetimet.












