Presidenca ka njoftuar zyrtarisht sot për takimin e Presidentit me deputetët e Komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme.
Sipas Presidencës, mësohet se Ilir Meta nënvizoi në këtë takim, rëndësinë e marrëdhënieve dhe të fqinjësisë së mirë me Greqinë dhe informoi deputetët me qëndrimin e tij ndaj kësaj çështjeje, duke nënvizuar se për arritjen e një marrëveshjeje të drejtë dhe të qëndrueshme, kërkohet bashkëpunim dhe seriozitet nga të gjitha institucionet.
Presidenti Meta vlerëson frymën bashkëpunuese dhe konstruktive, që karakterizoi bashkëbisedimin me deputetët e Komisionit parlamentar për Politikën e Jashtme.













