Në pamjet e një video e realizuar nga “Associated Press” shfaqin Zani Çaushit me bandën së tij në ngjarjet e vitit 1997. Në krye te bandës po komunikon oficeri i policisë Ardian Liçaj ( i prangosur sot në Itali për trafik droge) dhe banda e Zani Caushit shikohet se është bllokuar tek ura e Mifolit.
Në video ju mund të dëgjoni që nga minuta e e 02:09 e videos, ku Liçaj negocion me Zanin me tone të larta dhe fjalor banal për të mundësuar kalimin e një makine “BMW” me gazetarë vendas e të huaj që ishte ndaluar në pritë nga banda.
Banda e Caushit e refuzonte kalimin e tyre por në video ju mund të shikoni më qartë situatën se si ka vijuar dhe sjelljen e ushatrit të Zani Caushit që u “u vesh” oficer policie. DRONI.al











