Një ndër deputetet më karizmatike të PD dha shpirt sot. Mjekja e njohur, kirurgja Rushen Golemi u nda nga jeta duke lënë në hidhërim famijen, të afërmit dhe miqtë e saj të shumtë.
Rushen Golemi ishte deputete e PD ne zgjedhjet e vitit 1991 dhe ne zgjedhjet e vitit 1992 deri më 1996. Në profesion ajo ishte mjeke, kirurge si dhe pedagoge në Fakultetin e Mjekësisë.
“Nje lajm shume i hidhur ky per familjen e saj, per te gjithe ne, qe patem fatin e privilegjin te punojme me ate ne sallen e operacionit, ambjentet spitalore, diten dhe naten, ne Tirane e larg saj, kudo ku njeriu kishte nevoje per ndihmen e kirurges se shquar, humane e te pa epur.
Dr. Rusheni, nje mjeke e rralle, e pa perseritshme ndoshta, por dhe nje zemer e madhe qe rrahu per Demokraci e Perendim”, njofton kolegu i saj dhe deputeti i PD-së, Tritan Shehu.












