Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” pa afat për ish-drejtorin e ARRSH, Dashamir Xhika dhe Albens Aliten me Aksel Qurdukën, dy ish-drejtuesit e Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë – Elbasan.
Janë nëntë shkelje të cilat auditi i Ministrisë i ka gjetur. Dje ishte ministri Gjiknuri, kreu i institucionit që ka bërë kallëzim penal i cili dha detaje nga auditi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Dëmi i përllogaritur nga Prokuroria për abuzimet me tenderët dhe amendimet e kontratave me kontraktorët shkon në 53 milionë dollarë.












