Një operacion i gjerë antidroge është zhvilluar gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në Sarandë.
Mësohet se policia e Sarandës në bashkëpunim me forcat speciale ka shkatërruar një grup të trafikut të drogës drejt Greqisë.
Plot 12 persona janë shoqëruar në Komisariat së bashku me 5 automjete. Disa nga te arrestuarit mësohet se janë banorë të bashkisë Konispol.













