Një person u gjet i vdekur sot në zonën e “Freskut” në Tiranë ndërkohë që policia thotë se ai u dogj brenda kabinës.
Sipas informacioneve të para, mësohet se një kabinë elektrike në “Rrugën Muhamet Deliu” ka marrë flakë dhe burri, ende i paidentifikuar nga Policia, ka pësuar djegie duke humbur jetën. “Rreth orës 21:55, në rrugën ‘Muhamet Deliu’ pranë pallatit “Zaimaj”, brenda kabinës elektrike nga zjarri i shkaktuar është djegur plotësisht një shtetas i paidentifikuar”, njoftoi Policia.
Policia dhe shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje. Për shkak të zjarrit në kabinë, ka pasur edhe probleme me furnizimin me energji në zonën përreth.












