Një zjarr përfshiu një magazinë në një mobileri private në lagjen “11 Janari” në Vlorë. Nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, por ai shpërtheu brenda një kohe të shkurtër.
Për fat nuk pati dëme tek punonjësit që ishin aty, por pati vetëm dëme materiale.
Zjarrfikëset shkuan shpejt në vendin e ngjarjes, por pa mundur të shpëtojnë gjë. Policia nga ana e saj po bën verifikimet për sqarimin e plotë të rrethanave.












