• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Prokuroria e Përgjithshme zbardh bisedën: Ja për cfarë diskutuan Arta Marku dhe Prokurori italian i Antimafias

droni by droni
26 February, 2018
in Kronika, Rajoni
0
FOTO/ Prokuroria e Përgjithshme zbardh bisedën: Ja për cfarë diskutuan Arta Marku dhe Prokurori italian i Antimafias
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokurori i Përgjithshëm Arta Marku priti në takim Prokurorin Kombëtar të Antimafias në Itali, Federico Cafiero De Raho.

“Prokuroria do të ofrojë prokurorët më të mirë për të punuar në kuadër të opercaionit ‘Forca e Ligjit’, duke pasur besim për sukses të plotë në luftën kundër krimit të të gjitha formave”, tha kryeprokurorja Marku.

Marku theksoi ndërkaq gatishmërinë dhe angazhimin e prokurorisë për të bashkëpunuar plotësisht me palën italiane veçanërisht në hetimet e çështjeve me ndjeshmëri të lartë në Shqipëri. Kryeprokurorja theksoi se një numër çështjesh kanë karakterin hetimor në të dy vendet, në Itali dhe në Shqipëri, pavarësisht se jo me grupe të përbashkët.

Sikurse vërejti kryeprokurorja Marku, ka rëndësi përgjigja e shpejtë nga Italia për një numër letër-porosish të dërguara për hetime të ndryshme dhe për t’i hapur rrugën ecurisë dhe përfundimit të tyre në Shqipëri.

“Ne e dimë që na pret një punë e madhe. Ka studime për grupet e krimit të organizuar në Shqipëri dhe punohet në vazhdimësi për të kuptuar formën, strukturimin, nivelin dhe shkallën e organizimit”, shtoi Marku.

Bashkëbiseduesit vërejtën gjithashtu domosdoshmërinë e hetimeve sa më të thella për të zbuluar origjinën e parave që përdoren nga grupet kriminale. Federico Cafiero De Raho tha se krimi nuk përdor më armët, por paranë duke u shtyrë në lidhje me ndërmjetës në shumë fusha të shoqërisë.

“Italisë, shtoi De Raho,  i janë dashur dhjetëra vjet për të zbuluar funksionimin e grupeve mafioze, siç ka qenë rasti i organizatës mafioze ‘Ndragheta’”.

Prokurori i Antimafias theksoi ndërkaq se krimi vepron gjithnjë më shpejt duke marrë masat pas çdo hetimi të përfunduar me metodat më bashkëkohore të hetimit.

Prokurori i Përgjithshëm Marku theksoi gjithashtu se pavarësisht se strukturat janë të përkohshme deri në krijimin e SPAK-ut, puna nuk do të reshtë për hetimin e krimit dhe korrupsionit.

Marku shtoi se prokuroria është e angazhuar në çdo kohë për të zhvilluar hetimet mbi veprimtaritë kriminale dhe se marrëveshja italo-shqiptare mes prokurorive e vitit 2014, duhet rinovuar për të përfshirë aspekte të ndryshme dhe njëherazi të përcaktohen bashkërisht pikat e kontaktit për shkëmbyer informacionet.

“Vlerësojmë shumë hetimet e përbashkëta me autoritetet italiane, për ekstradimet si dhe ndihmë ligjore. E dimë që është një punë e vështirë, pasi siç theksoi Federico Cafiero De Raho, Italia mundi të zbulojë aftësitë e veprimit të krimit pas disa dhjetëvjeçarësh në përballje me organizatat krininale”, shtoi Marku.

Drejtuesi i Prokurorisë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmataj shtoi se tashmë ka materiale të përgatitura për t’u shtruar në bisedime me palën italiane, siç është vepruar në shumë raste, me prokuroritë në Bari, Ankona, Leçe.

Bashkërisht u theksua domosdoshmëria për luftën kundër trafiqeve të drogës apo dhe të armëve si dhe për të zbuluar lidhjet mes krimit të organizuar shqiptar në Itali dhe investimet që kryhen në Shqipëri nga kjo veprimtari në shtetin italian.

Tags: Arta MarkuFederico Cafiero De Rahotakim
Previous Post

Basha – Hahn: PD do të luajë rol të rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë në BE

Next Post

SKANDAL & FOTO/ Vrasësi i biznesmenit Begalla, miku i Saimir Tahirit – I arrestuar dhe liruar për trafikimin e 1 ton kanabisi

droni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.