• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

BUJAR NISHANI/ Edi Rama nga bëri me turp dje përpara Jean Claude Juncker

droni by droni
26 February, 2018
in Kryesore, Opinion, Politika, Rajoni
0
BUJAR NISHANI/ Edi Rama nga bëri me turp dje përpara Jean Claude Juncker
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Komisionit Evropian Juncker në kuadrin e një turi ballkanik vizitoj edhe Tiranën.

Një vizitë kjo shumë e mirëpritur dhe inkurajuese për proçesin e integrimit Evropian të Shqipërisë.

Opinioni publik priste me shumë interes konferencën e shtypit të lajmëruar nga Kryeministria për të dëgjuar se çfarë raportimesh të rëndësishme dhe inkurajuese i kishte paraqitur Kryeministri i vendit Presidentit të Komisionit si arritje të Shqipërisë.

Ne tashmë e dimë që janë 5 (pesë) prioritetet kyçe mbi të cilat ngrihet i gjithë procesi deri në hapjen e negociatve.

Kryeministri ynë jo thjesht na zhgënjeu, por na bëri me turp të gjithëve.

E pra ne nuk jemi të gjithë njësoj!

Kësisoj ne nuk e pranojmë këtë Turp, ndaj të paktën e denoncojmë.

Po pse na bëri me turp?

Sepse e gënjeu publikisht, në konferencë zyrtare shtypi dhe përpara të gjithë opinionit publik, Presidentin e Komisionit.

Kryeministri nuk na tha asgjë dhe asnjë fjalë rreth 5 prioriteteve kyçe.

Asnjë “track record” në këto 5 fusha!

“Vetting-u ka larguar 17 (shtatëmbëdhjetë) prokurorë e gjyqtarë”, raporton Kryeministri.

Sa TURP që e gënjen Presidentin Juncker ky Kryeministri ynë!

Deri në momentin e konferencës për shtyp, trupa e ngritur për Vetting-un nuk ka raportuar as edhe një rast të vetëm të skualifikimit të një gjyqtari apo prokurori pas vetimit përkatës. As edhe një!

Në fakt nuk ka se si ta raportoj atë se procesi sapo ka nisur nga një listë fillestare e deklaruar publikisht. Proces që me siguri do ti duhet të kaloj edhe në dyert e gjykatave të ndryshme.

Ata 6-7 prokurorë e gjyqtarë që janë deklaruar si të tërhequr (me ndonjë përjashtim të rrallë) janë larguar të gjithë për shkak të mbushjes së moshës së pensionit ose mbarimit të mandatit në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese.

Po pse sforcohet deri në atë masë Kryeministri ynë që të gënjejë edhe Presidentin e Komisionit Evropian, faqe të gjithë opinionit publik?

“Tërheqja e Prokurorit të Përgjithshëm bëri të mundur hapjen e dosjeve të korrupsionit” raportonte ky Kryeministër për Presidentin e Komisionit!

Prokurori i Përgjithshëm nuk u tërhoq nga posti i tij. As edhe një ditë. Përfundoj cik më cik mandatin e vet.

Se cila ka qenë performanca e tij gjatë atij mandati është çështje tjetër.

Por Kryeministri nuk mund ti thotë Presidentit të Komisionit se e hoqi Kryeprokurorin dhe tani ka filluar goditjen e korrupsionit!

Kjo është një sjellje që na bën me turp të gjithëve.

Cili korrupsion po goditet?

Arrestimi i një drejtori dhe thirrja për intervistë e ministrave të partisë tjetër gjatë bashkëqeverisjes, qenka “truck recordi” i luftës ndaj korrupsionit?

Kryeministri nuk ka patur të raportoj asnjë “track record” (për ndonjë hetim makar) të dhjetëra denoncimeve të medias investigative dhe opozitës për aferat e ÇEZ, ARMO, CHECK-UP, INCENERATOREVE, PLATFORMEN KANABIS e plotë të tjera që siç po quhen tani “peshqit e mëdhenj”.

Do të ishte e pa drejtë në fakt të kërkohej ndonjë rezultat nga ajo që po quhet reforma e sistemit të drejtësisë.

Sepse ai është një proces që do kohë të gjatë që të demonstrojë rezultate.

Ndryshimet Kushtetuese të korrikut 2016 ishte hapi domethënës dhe në fakt i vetmi deri tani që demonstroj nisjen e një procesi të rëndësishëm.

Por më pas ky proces është goditur rëndë me përfshirjen e ish bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit, të drejtuesve të partisë komuniste (ekstremi i majtë), të dënuarve nga drejtësia dhe të militantëve partiakë në institucionet e reja të drejtësisë shqiptare.

Në vend të dezinformacionit për çështjet e drejtësisë, Kryeministri do duhet të raportonte tek Presidenti i Komisionit situatën me luftën kundër krimit të organizuar.

Tani jo vetëm që transporti i kanabisit nuk resht por ka marrë përmasa të frikshme trafiku i heroinës nga Shqipëria.

Shqipëria nuk është një vend që prodhon heroinën. Jo!

Por opinioni publik ka parë se ajo sasi heroine që sekuestrohet është e gjitha heroinë që DEL nga Shqipëria drejt vendeve të BE. Asnjë gram nuk është sekuestruar gjatë HYRJES në territorin shqiptar. Ky fakt flet më shumë se çdo video-show me fjalime përpara policëve që nuk kanë më asnjë fije besimi tek mekanizmi që duhet të venë në punë.

Opinioni publik priste të dëgjonte se far i kishte raportuar Kryeministri i Shqipërisë Presidentit të Komisionit Evropian për goditjen e 40 grupeve të mëdha kriminale.

Aktiviteti i tyre kriminal tashmë është pranuar publikisht.

Qeverisë ju deshën 4 vite që të zbulonte dhe identifikonte egzistencën e këtyre grupe të organizuara kriminale.

Por gjatë vitit të pestë nuk shihet asnjë rekord për nisjen e goditjes së tyre, të pasurive të tyre kriminale.

Opinioni publik i njeh mirë se cilët janë këto grupe dhe figurat më prominente të krimit në Tiranë, cilët janë ata në Durrës, cilët janë ata në Vlorë, cilët janë ata në Shkodër, cilët janë ata në Elbasan, cilët janë ata në Fier, e kështu me radhë.

Ata vazhdojnë veprimtaritë intensive kriminale dhe miqësitë afirmative elektorale.

Ky është i vetmi “track record” që kemi nga raporti me botën e krimit.

Ne qytetarët prisnim me shumë interes komunikimin e Kryeministrit në këtë vizitë të rëndësishme të Presidentit Juncker në Shqipëri.

Por kur pamë e dëgjuam se si Kryeministri gënjente faqe të gjithëve edhe Presidentin e Komisiomit, u ndjemë të turpëruar.

Integrimi i Shqipërisë në BE është një çështje shumë serioze. Një çështje shtetërore, një çështje madhore.

Si mund të sillet kështu një Kryeministër?

Shqipëria ka 25 vjet që është angazhuar dhe përfshirë shtetërisht në këtë proces. Sigurisht do vijoj angazhimin edhe më tej, madje më me shumë intensitet, pavarësisht nëse do mund të jetë pjesë e institucioneve zyrtare të Unionit në 10, 15 apo 25 vitet e ardhshme.

Ky proces që nuk është veçse shqiptar por dhe evropian do vijoj të mbetet prioritet për shqiptarët.

Për fatin tonë të mirë Komisioni Evropian, përtej problematikave që ne kemi në lidhje me 5 prioritetet ka një qëndrim të konsoliduar në dhënien e rekomandimit për hapjen e negociatave.

Por, pasi dështuam herën e shkuar, ne duhet të shpresojmë në bujarinë e Këshillit Evropian (vendet anëtare) që ka në dorë vendimin për hapjen e negociatave, çka do të ishte një hap shumë i rëndësishëm për vijimin e procesit.

Pikërisht për këtë, Kryeministri dhe qeveria shqiptare duhet të jenë shumë seriozë.

Të trajtosh këtë çështje kaq të rëndësishme shtetërore me aq lehtësi sa të thuash edhe gënjeshtra përpara Presidentit të Komisionit Evropian është e pabesueshme.

Por kur ajo ndodh në të vërtet, bëhemi me turp!

Të paktën ta denoncojmë pasi nuk jemi të gjithë njësoj.

 

Tags: bujar nishaniEdi RamaJean-Claude Juncker
Previous Post

EMRAT/ Marrëveshja e Detit me Greqinë, zbulohen negociatorët shqiptarë

Next Post

Prokurori italian i Antimafias: Kriminelët shqiptarë lidhje të ngushta me mafian italiane, luajnë edhe kokainën

droni

droni

Next Post
Prokurori italian i Antimafias: Kriminelët shqiptarë lidhje të ngushta me mafian italiane, luajnë edhe kokainën

Prokurori italian i Antimafias: Kriminelët shqiptarë lidhje të ngushta me mafian italiane, luajnë edhe kokainën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.